Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nagavci: Kurti ka ofruar bashkëqeverisje dhe poste kyçe për LDK-në e PDK-në, synimi është shmangia e zgjedhjeve

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 10:17
Nagavci: Kurti ka ofruar bashkëqeverisje dhe poste kyçe për LDK-në e PDK-në, synimi është shmangia e zgjedhjeve

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se ende ekziston hapësirë për arritjen e një marrëveshjeje politike, pavarësisht afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për vendimmarrje.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Nagavci tha se deklarimet për mbylljen e mundësive për marrëveshje janë të nxituara dhe të gabuara, duke theksuar se partitë kanë mandat nga qytetarët për të gjetur zgjidhje.

“Ajo që po thuhet për përmbylljen e bisedimeve dhe shterjen e mundësive, ndonëse kemi edhe disa ditë para afatit të fundit, është e gabuar. Ne jemi të zgjedhur nga qytetarët dhe kemi mandat për të punuar e për të gjetur zgjidhje”, u shpreh ajo.

Nagavci theksoi se të gjithë liderët politikë duhet të angazhohen seriozisht për të arritur një marrëveshje dhe për të shmangur vendin nga një proces i ri zgjedhor.

Sipas saj, kryeministri Albin Kurti tashmë ka bërë oferta konkrete ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përfshirë bashkëqeverisjen, pozitën e zëvendëskryeministrit dhe katër ministri, si dhe mundësinë që kjo parti të marrë postin e kryetarit të Kuvendit.

Ajo shtoi se oferta të ngjashme janë bërë edhe për Partinë Demokratike të Kosovës, duke përfshirë mundësinë për të udhëhequr Kuvendin, në kuadër të përpjekjeve për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Këto janë oferta që duhet të shqyrtohen me seriozitet, nëse synimi është të shmangen zgjedhjet. Nëse synimi është të shkohet në zgjedhje, atëherë çdo propozim bëhet i vështirë për t’u marrë parasysh”, theksoi Nagavci.

Ajo kujtoi edhe situatën e vitit të kaluar, kur, sipas saj, mungesa e marrëveshjes për kryetarin e Kuvendit çoi në humbjen e një viti të tërë institucional.

“Nuk duhet të përsëritet e njëjta situatë. Ne jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje dhe jo të shkojmë në zgjedhje……., Besoj se zgjedhjet tjera janë të pa nevojshme”, përfundoi ajo.

Arbërie Nagavci

Më shumë nga Lajme

  • 23:56Ditë e vështirë për Shqipërinë në përballje me zjarret, situatë kritike në disa zona
  • 23:38Valon Syla: AAK-ja është çelësi, pa të nuk zgjidhet ngërçi politik
  • 23:22Policia jep detaje për shpërthimin në Gjilan
  • 23:22Kolona në dy pika kufitare, në të tjerat kalim i lehtë
  • 23:03Mirena: Duke mos e përfshirë në koalicion Kurti e ka mundësinë ta godasë LDK-në dhe të zgjerojë elektoratin