Arberie Nagavci ka bërë të ditur se kanë iniciuar themelimin e një Komisioni Hertimor Parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ai ka thënë se Komisioni, me mandat gjashtëmujor, do të hetojë veprimet dhe mosveprimet e të gjithë zinxhirit institucional përgjegjës për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së Arlinda Zekajt, nga trajtimi i denoncimeve dhe paralajmërimeve te vlerësimi i rrezikut, zbatimi i urdhrave të mbrojtjes dhe veprimet e Policisë, Prokurorisë, gjykatave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.
“Hetimi do të përfshijë edhe funksionimin e mekanizmave institucionalë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve. Brenda 60 ditëve nga themelimi, Komisioni parashihet t’i paraqesë Kuvendit raportin e përkohshëm me gjetjet fillestare dhe masat që kërkojnë veprim të menjëhershëm. Asnjë neglizhencë, vonesë apo mosveprim institucional nuk duhet të mbetet pa u shqyrtuar. Duhet të zbardhet se kush ka pasur detyrimin të veprojë, çfarë veprimesh janë ndërmarrë dhe ku ka dështuar mbrojtja institucionale”, ka thënë Nagavci.
Postimi i plotë i Nagavcit:
Arlinda Zekaj, e cila kishte kërkuar ndihmë dhe kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun ndaj jetës së saj, përfundoi e vrarë. Ky rast kërkon përgjigje të qarta, përgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale. Andaj, kemi iniciuar themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.




