Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, duke e cilësuar këtë si rezultat të një “loje politike të padrejtë”.
Rama tha se Kurti “nuk do me qeverisë”, por sipas tij “lufton për pushtet, jo për shtet, jo për qytetarë”, duke shtuar se ai “i përdor qytetarët për pushtet”.
Sipas Ramës, kryeministri në detyrë po mban pushtetin përmes retorikës politike dhe po krijon bllokada të qëllimshme institucionale.
“Na flet pallavra, na flet të pavërteta, edhe vazhdon me mbajt pushtet, edhe vazhdon me kriju këtë bllokadë të qeverisë”, deklaroi ai.
