Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se votimi i Hashim Thaçi për president nga LDK-ja ka qenë, sipas tij, një gabim i madh.
“Ajo që ka rezultuar me Hashim Thaçin ka qenë gabim trashanik për LDK-në kur e ka votuar dhe ky është mendim personal i imi që ka qenë gabim atëherë dhe LDK duhet me qenë e vetëdijshme për të gjitha veprimet”, ka thënë Mustafa.
Ai ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit është thelbësore arritja e një konsensusi të gjerë ndërmjet partive politike.
“Ajo që është e rëndësishme për me zgjedh një president është me pas konsensus mes partive politike”, ka deklaruar ai.
