Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Mustafa: Specialja ishte padrejtësi e madhe, e porositur kundër vetë çlirimit të Kosovës

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2025 në 10:53
Mustafa: Specialja ishte padrejtësi e madhe, e porositur kundër vetë çlirimit të Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka drejtuar kritika në adresë të Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai në një postim në Facebook shkruan se është koha tani për ta përmbyllur këtë padrejtësi të madhe.

“Gjykata Speciale nuk ishte drejtësi, ishte një padrejtësi e madhe, e porositur kundër vetë çlirimit të Kosovës. Ta përmbyllim, dhe të gjithë së bashku të dëshmojmë se jemi në gjendje të dalim nga gremina ku kemi rrëshqitur, jo për fajin tonë, por për shkak të shpifjeve, intrigave dhe skenarëve që janë ushqyer me vite nga të tjerët. Ata, me keqdashjen e tyre, kanë përfunduar vetë në mjerim moral e politik, ndërsa neve na kanë mbajtur peng, na kanë sorollatur, sikur ta kishin për mision ta dëshmojnë paaftësinë tonë”, ka shkruar ai, duke shtuar se Specialja ishte padrejtësia e porositur.

“Sot e vërteta po del në dritë: Gjykata Speciale nuk ishte drejtësi, ishte padrejtësi e porositur. Është koha të flasim me dinjitet, me vetëdije dhe me guxim për të vërtetën tonë. Kosova nuk mund të mbetet peng i shpifjeve të fabrikuara dhe drejtësisë selektive. Jemi vendi i një lufte të pastër, dhe e ardhmja jonë s’mund të ndërtohet mbi padrejtësi”, shkruan ai në Facebook.

Para kësaj gjykate sot është duke vazhduar dëshminë Michael Durkee, ish-këshilltari i Wesley Clark, njofton Klankosova.tv

Para Dhomave të Specializuara të gjykatës atje, ai u paraqit për herë të parë pasditen e së mërkurës.

rrustem mustafa

Më shumë nga Lajme

  • 23:59Kim Mehmeti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Në Maqedoni s’ndodhin raste të tilla sepse njerëzit besojnë në Zot
  • 23:45Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara
  • 23:34Disa të arrestuar në operacionin kundër lojërave të fatit, Policia e Prizrenit jep detajet
  • 23:09Vigan Berisha takohet me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Guy Parmelin, i dhuron punim artistik nga gratë e mbijetuara të dhunës seksuale
  • 23:05Kos: Shqipëria duhet të vijojë reformat për integrimin në BE