Ish-kryeministri, Isa Mustafa kritikoi qëndrimin e Presidencës pas vendimit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndërprerjen e dialogut strategjik me Kosovën.
Isa Mustafa, është shprehur se Osmani duhet të reflektojë qartë përballë vendimit.
“Nuk do ti thosha qëndrim i butë, por një deklarim të papërgjegjshëm, joshtetëror. Presidentja ka përgjegjësi për vendin nuk duhet të lexojë vargje që ia shkruajnë të tjerët, por të reflektojë qartë përballë vendimit më të rëndë që SHBA ka marrë ndaj Kosovës, për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë, por gjithashtu edhe të saj,” tha Mustafa.
