Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mustafa kritikon opozitën për qasjen ndaj Qeverisë Kurti: Nuk kemi vërejtur opozitarizëm, kishin shumë hapësirë sepse pozita çdo tri ditë bënin shkelje

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2025 në 23:43
Mustafa kritikon opozitën për qasjen ndaj Qeverisë Kurti: Nuk kemi vërejtur opozitarizëm, kishin shumë hapësirë sepse pozita çdo tri ditë bënin shkelje

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kritikuar opozitën që nuk po i bën “opozitë” VV-së dhe Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se bashkëpunëtorë të tij kanë deklaruar se nuk është mirë ta kritikojnë VV-në e Qeverinë Kurti, sepse sipas tyre, ata do të humbnin edhe më shumë përkrahje se që kanë humbur.

“Kjo për mua ka qenë plotësisht e pajustifikueshme sepse në qoftëse opozita nuk jep vërejtje, nuk bën zë, nuk kritikon dhe nuk gjen argumente për të rrëzuar veprimet e dëmshme të opozitës, atëherë nuk do ta bëj askush. Praktikisht ka shumë pak opozitë”, ka thënë Mustafa në Context të ATV-së.

Ai ka thënë se opozita këtë mandat ka dërguar vetëm lëndë në Gjykatë Kushtetuese, të cilën e ka vlerësuar si punë shumë të mirë por që ka thënë se nuk ka vërejtur opozitarizëm.

“Aq shumë ka pas hapësirë për të bërë opozitë, aq shumë ka pas shkelje dhe gabime të kësaj Qeverie gjatë këtyre pesë vite të Qeverisjes dhe opozita ka mundur çdo të dytën ditë me thirr nga një seancë të Kuvendit për të diskutuar ato qështje. Ka pas shumë shkelje të shpeshta të partisë në Kuvend, çdo të tretën ditë ka pas shkelje të re që e ka bërë të vjetër shkeljen e mëparshme, kështu që opozita dikur ka heq dorë prej atyre veprimeve”, ka thënë Mustafa

Isa Mustafa

Më shumë nga Lajme

  • 10:07Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë
  • 10:03Kurti në SHBA takohet me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar: Shpreha shqetësimin për dënimet e rënda dhe të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së
  • 09:57Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh
  • 09:42Dyshohet se dhunuan dy femra, arrestohen dy persona në Kaçanik
  • 09:22Vali Corleone dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë për posedim të narkotikëve