Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa i është bashkuar festës së partisë, për fitoren e Përparim Ramës.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ironizoi me ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçlën, i cili mëngjesin e sotëm, ishte kapur me një aktivist të LDK-së në Prishtinë, pasi i pengoi stema e partisë që i riu kishte vendosur në xhaketë.
