Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu: Urdhri për njësinë speciale drejt Skenderajt ishte i rremë

GD
Gazeta Demos16 maj 2026 në 13:13
Musliu: Urdhri për njësinë speciale drejt Skenderajt ishte i rremë

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi në facebook ka deklaruar se urdhri për nisjen e njësisë speciale në Skenderaj mbrëmjen e së enjtes ka qenë i pasaktë ose i rremë.

Sipas Musliut, njësia speciale fillimisht ishte informuar se do të nisej drejt veriut të vendit, por gjatë rrugës është ndryshuar destinacioni dhe është kuptuar se objektiv ishte Skenderaj, shkruan Gazeta Demos.

Ajo ka pretenduar gjithashtu se gjatë këtij procesi ka pasur presion mbi strukturat komanduese të policisë në Mitrovicë dhe njësinë speciale.

“Në bazë të informatave që kam, njësiti NJSO në Skenderaj përfundoi pas një urdhëri të rremë.

Atyre u ishte thënë se po niseshin për një aksion në Veri. Në rrugë e sipër ata e kuptuan që destinacioni i tyre ishte Skenderaj. Dhe kjo manovër është pikërisht ajo me çfarë do duhej të merrej prokuroria e shtetit.

E gjithë struktura komanduese e policisë në Mitrovicë dhe ajo e njësisë speciale në fjalë, iu nënshtruan një presioni të tmerrshem, nga marioneta e Albin Kurtit, Xhelal Sveçla. Kurse Mehani i cili në Drenicë do mbahet mend si i pari pas Millosheviçit që kontribuoj në shtetrrethimin e Skenderajt, ishte vetëm një figurë e vockël në gjithë këtë teatër. Qëllimi i tyre nuk u realizua.

Respekt për gratë dhe burrat e uniformuar që treguan rezistencë, qetësi dhe profesionalizëm.

Drenica është gjithmonë vigjilente dhe në mbrojtje të shtetit dhe kombit nga armiqë të jashtëm, por edhe të brendshëm”, ka shkruar Musliu./GazetaDemos/

Më shumë nga Lajme

  • 14:45Vdes vëllai i dëshmorit nga Gjakova, Ymer Golaj - Familjarët njoftojnë për ceremoninë e varrimit
  • 14:44Propozimi i PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Specialen, Rrahmani shpjegon çka synon nisma
  • 14:37Ganimete Musliu publikon foton e të mbijetuarit të ''Ma'sakrës së Izbicës'': Baca Milazim kërkon drejtësi
  • 14:36Liri, djali i Kadri Veselit në protestën e studentëve kundër vendimit në Hagë
  • 14:35Lladrovci: Heronjtë e dëshmorët janë udhërrëfyesit tanë