Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu-Shoshi: Qeveria Kurti e përdori për vota premtimin për padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë

GD
Gazeta Demos16 janar 2026 në 10:04
Musliu-Shoshi: Qeveria Kurti e përdori për vota premtimin për padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se paralajmërimet e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e një padie për gjenocid ndaj Serbisë përbëjnë një nga mashtrimet më të mëdha politike, të përdorura për qëllime elektorale dhe propagandistike, pa asnjë angazhim real institucional.

Ish-anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, tha se premtimi për padi është shfrytëzuar për të mobilizuar emocione dhe vota, ndërsa në praktikë nuk ka prodhuar asnjë rezultat konkret.

“Premtimi për padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë është një nga mashtrimet më të mëdha politike të kësaj qeverie. Është përdorur për vota, për emocione dhe për propagandë, por jo për veprim real institucional”, ka deklaruar Shoshi-Musliu.

Sipas saj, pas kalimit të disa viteve, mungon çdo dëshmi serioze se ky proces është trajtuar me përgjegjësi shtetërore. Ajo theksoi se nuk ekziston asnjë padi e ngritur, as dosje e përgatitur profesionalisht dhe as transparencë për hapat konkretë që janë ndërmarrë.

“ Kanë kaluar vite dhe nuk ka as padi, as dosje serioze, as transparencë për hapat konkretë. Arsyeja është e qartë: mungesë vullneti politik, paaftësi profesionale dhe frikë për t’u përballur seriozisht me një proces kompleks ndërkombëtar që kërkon përgatitje të thellë juridike dhe diplomatike ”, u shpreh ajo.

Deputetja e PDK-së theksoi se çështja e gjenocidit dhe krimeve të kryera nga Serbia në Kosovë nuk mund dhe nuk duhet të reduktohet në slogane fushatash, por kërkon trajtim serioz dhe të përgjegjshëm nga institucionet shtetërore.

“ Gjenocidi dhe krimet e Serbisë në Kosovë nuk janë slogan fushate. Janë plagë të hapura që kërkojnë përgjegjësi shtetërore”, theksoi Shoshi-Musliu për FrontOnline.

Në fund, ajo bëri thirrje për veprime konkrete dhe jo deklarata boshe, duke vlerësuar se premtimet pa rezultat përbëjnë manipulim të dhimbjes kolektive të qytetarëve të Kosovës.

“ Kosova ka nevojë për veprime, jo për fjalë boshe. Premtimet pa rezultat janë vetëm manipulim i dhimbjes sonë kolektive”, tha ajo.

Ariana Musliu-Shoshi

Më shumë nga Lajme

  • 13:35Përmirësohet situata me zjarret në Mallakastër, problem mbetet era e fortë
  • 13:22REL: Si po i kushton Kosovës bllokada e tregtisë së energjisë me Serbinë
  • 13:18Tragjedi në Ksamil: 4-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga vetura e babait
  • 12:51Largimi i flamurit të Ukrainës, Përparim Rama: Shteti i Kosovës duhet të respektohet
  • 12:39Deklaratat e Zelenskyt në Serbi, largohet mbishkrimi “Free Ukraine” në Prishtinë