Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Musliu-Shoshi: Krasniqi dha sot një shembull të rrallë në politikën tonë, një akt përgjegjësie që nuk shihet shpesh

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 16:57
Musliu-Shoshi: Krasniqi dha sot një shembull të rrallë në politikën tonë, një akt përgjegjësie që nuk shihet shpesh

Sot, në një konferencë për media në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, Kryetari Memli Krasniqi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë, duke e cilësuar këtë vendim si “një hap reflektimi dhe përgjegjësie për krijimin e një momentumi të ri për PDK-në”.Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë, Ariana Musliu-Shoshi.

Sipas Musliut, Krasniqi dha sot një shembull të rrallë në politikën tonë, një akt përgjegjësie që nuk shihet shpesh.”Memli Krasniqi dha sot një shembull të rrallë në politikën tonë, një akt përgjegjësie që nuk shihet shpesh. Dorëheqja e tij është dëshmi e standardeve që PDK ka ndërtuar ndër vite.

Ai udhëhoqi me maturi, dinjitet dhe respekt, duke dëshmuar se forca e një kryetari qëndron në unitetin që krijon, jo në postin që mban”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Më tutje ajo është shprehur se PDK është më e madhe se çdo individ.”Siç e tha edhe z. Krasniqi, PDK është më e madhe se çdo individ. Është shtëpia e njerëzve që nuk dorëzohen, që nuk frikësohen dhe që besojnë se përgjegjësia ndaj qytetarëve është mbi gjithçka tjetër.”

Koha e re që po vjen kërkon energji të re, unitet dhe vendosmëri dhe PDK ka gjithmonë njerëzit dhe vlerat për t’u ringritur edhe më e fortë, ka shtuar më tutje ajo.

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 10:36Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
  • 10:07Mbi tri orë pritje, përditësohen të dhënat - kjo është gjendja në pikat kufitare
  • 10:04Të shtëna me armë zjarri në Istog, plagoset një person
  • 09:45Rafuna: Kriza politike ka ndikuar negativisht në klimën e të bërit biznes
  • 09:38Bie çmimi i naftës, kaq kushton litri sot