Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një telefonate direkte në Klan Kosova, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të kthehet në sallën e Kuvendit dhe të votojë Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Musliu tha se PDK-ja është e vendosur që ta votojë projektligjin në të dy leximet, duke theksuar se deputetët e kësaj partie tashmë ndodhen në Kuvend.
“Partia Demokratike e Kosovës është e vendosur që ta votojë Ligjin për Dhomat e Specializuara në dy leximet. Ne jemi në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe i bëjmë ftesë Lëvizjes Vetëvendosje edhe njëherë që të kthehen në Kuvend dhe ta adresojmë këtë çështje e cila kërkohet tash e tri javë ditë”, u shpreh ajo.




