Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Murati: Transferohen 2.7 milionë euro për transportuesit publik

GD
Gazeta Demos2 dhjetor 2025 në 15:43
Murati: Transferohen 2.7 milionë euro për transportuesit publik

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se tashmë mjetet prej 2.7 milionë euro janë transferuar, të nevojshme për pagesën e operatorëve të transportit publik, shkruan Reporteri.net.

Postimi i plotë:

Tashmë janë alokuar mjetet në kategorinë mallra dhe shërbime në vlerë prej 2.7 milionë euro, e nevojshme për pagesën e operatorëve të transportit publik, sipas vendimit të Kuvendit të Prishtinës për të hyrat vetanake. Kjo pjesë është proceduar veçmas nga pjesa tjetër prej 25.9 milionë eurove e projekteve kapitale në mënyrë që të kryhet sot me prioritet, sepse kapitalet duke qenë në shumë linja marrin kohë më gjatë dhe nuk ishte e mundur të kryheshin sot.

Vendimi i marrë nga Komuna e Prishtinës të enjten në mbrëmje për të hyrat vetanake, sipas legjislacionit në fuqi fillimisht duhej të kalonte verifikimin e ligjshmërisë, proces ky që bëhet nga ana e MAPL-së.

Në rastet kur vendimi ka të bëjë me çështje financiare/buxhetore, ligjshmëria duhet të verifikohet edhe nga MFPT-ja.

Ky proces, pra verifikimi i ligjshmërisë është kryer dje në afat rekord nga të dyja Ministritë, edhe nga MAPL edhe nga MFPT, ashtu siç u pata premtuar në takim përfaqësuesve të sindikatave të transportuesve publikë.

Para ditës së djeshme ka qenë e pamundur të kryhej ky proces sepse siç e dini e premtja dhe fundjava nuk ishin ditë pune.

Ndërkaq sot Departamenti i Buxhetit kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët financiarë të Komunës së Prishtinës për të siguruar procedum sa më të shpejtë, që nënkupton se Komuna kanë qenë të informuar përgjatë tërë procesit dhe për ecurinë e alokimit.

Prandaj është për keqardhje sjellja e deklaratat dezinformuese nga ana e Komunës së Prishtinës që gjoja Ministria nuk po bën alokimin e mjeteve, kur në fakt edhe ata vetë e dinë që kemi të bëjmë me procedura që nuk mund të tejkalohen.

Gjithsesi, uroj që komuna të ketë vlerësuar saktë obligimet financiare në kategorinë mallra dhe shërbime, kur ka vendosur të ndajë vetëm 2.7 milionë euro, dhe tash të shlyejë të gjitha borxhet që ka ndaj operatorëve të transportit publik, e me këtë të marrë fund edhe farsa për gjoja bllokadën e pretenduar.

Më shumë nga Lajme

  • 19:58Shkoi për operacion estetik në Turqi, 38-vjeçarja humb jetën tragjikisht
  • 19:44Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
  • 19:02Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026
  • 19:01Zbulim i pazakontë në Belgjikë, punëtorët gjejnë ar me vlerë rreth 9 milionë euro në muret e bodrumit
  • 19:01Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit