Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Murati: PDK, LDK, AAK po e ruajnë pozitën e nënkryetarit për dikë të Listës Serbe

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 15:27
Murati: PDK, LDK, AAK po e ruajnë pozitën e nënkryetarit për dikë të Listës Serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka komentuar bllokimin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb, duke akuzuar partitë ish-opozitare se po e ruajnë këtë pozitë për Listën Serbe.

Sipas Muratit, refuzimi i PDK-së, LDK-së dhe AAK-së për të votuar një deputet që nuk është pjesë e Listës Serbe, tregon se ato po synojnë ta lënë këtë pozitë për këtë subjekt politik.

Deputeti i VV-së rikujton se në vitin 2021, të gjithë 10 deputetët serbë ishin nga Lista Serbe, prandaj nuk kishte opsion tjetër. Ndërsa tani, në vitin 2025, njëri nga 10 deputetët serbë është jashtë këtij subjekti politik, çka e bën të mundur zgjedhjen e tij si nënkryetar.

“Refuzimi i deputetëve nga PDK/LDK/AAK për ta votuar si nënkryetar një deputet që NUK është i Listës Serbe, nënkupton se PDK/LDK/AAK po e ruajnë pozitën e nënkryetarit për dikë TË Listës Serbe.

Vetëm se duke mos pasur guximin politik ta votojnë qysh tash dikë të Listës Serbe, po presin derisa çështja të shkojë në Gjykatë Kushtetuese (për këtë edhe u bënë kinse e përjashtuan nga AAK deputetin Adem Hoxha, që ai t’ia sigurojë nënshkrimin e 10-të Listës Serbe), me shpresën që Gjykata Kushtetuese i nxjerr nga situata, që pastaj të thonë se “s’patëm qare pa votu se na detyroi Gjykata Kushtetuese”.

– A shkelet Kushtetuta nëse zgjedhet Nenad Rashiq?

Pretendimi i opozitës se gjoja vetëm një deputet i Listës Serbe mund të zgjedhet nënkryetar i Kuvendit se përndryshe po u shkelka Kushtetuta, është i pavërtetë.

Kushtetuta e thotë që nënkryetari duhet të jetë nga radhët e deputetëve që përfaqësojnë komunitetin jo-shumicë serb, kaq. Pra nuk ka ekskluzivitet apo monopol Lista Serbe në këtë rast.

– Pse herën e kaluar në vitin 2021 u zgjodh një deputet i Listës Serbe për nënkryetar, ndërsa tash nuk bën?

Në vitin 2021, që të gjithë 10 deputetët që përfaqësojnë komunitetin jo-shumicë serb në Kuvend ishin nga Lista Serbe, pra nuk kishte opsion tjetër. Kurse tash në vitin 2025 janë 9 deputetë nga Lista Serbe dhe 1 deputet që NUK është i Listës Serbe, pra ka opsion tjetër.

Për më tepër, ndërmjet këtyre dy kohëve e kemi edhe sulmin terrorist në Banjskë të udhëhequr nga terroristi Milan Radojçiq, i cili ende sillet i lirë në Serbi dhe vazhdon ta dirigjojë Listën Serbe. Ky është argumenti i cili do duhej të bindte secilin deputet të Kuvendit që të mos e votojnë askë nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit”, ka shkruar Murati.

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, akuzoi PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se po e ruajnë postin e nënkryetarit të Kuvendit për Listën Serbe. Ai tha se Kushtetuta nuk e favorizon këtë subjekt, por kërkon vetëm një përfaqësues të komunitetit serb. Murati shtoi se pas ngjarjes së Banjskës, askush nuk duhet të mbështesë Listën Serbe për pozita institucionale.

Më shumë nga Lajme

  • 09:02Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë
  • 08:54Humolli: Përgjegjësia për ngërçin në Kuvend është e deputetëve, VV-ja duhet të bëjë kompromis me opozitën
  • 08:52Fëmija refuzoi rripin e sigurimit, aeroplani u kthye dhe fluturimi u anulua
  • 08:49DHTIK kërkon zhbllokimin e institucioneve: Vonesat po rrisin pasigurinë për bizneset
  • 08:46Libi, vritet shefi i inteligjencës ushtarake të Haftarit