Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Murati: Emri i Hashim Thaçit është i patejkalueshëm në historinë e çlirimit të vendit dhe krijimit e konsolidimit të shtetit

GD
Gazeta Demos11 shkurt 2026 në 16:15
Murati: Emri i Hashim Thaçit është i patejkalueshëm në historinë e çlirimit të vendit dhe krijimit e konsolidimit të shtetit

Ish-ministri Valon Murati ka reaguar lidhur me procin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se “liria vërtet ka emër” dhe se ajo lidhet drejtpërdrejt me luftën e popullit shqiptar për çlirim.

Sipas Muratit, lufta e armatosur e udhëhequr nga UÇK-ja solli ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe më pas çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai ka përmendur një sërë emrash të ish-udhëheqësve dhe pjesëmarrësve të luftës, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Sali Mustafën, Pjetër Shalën dhe të tjerë, duke theksuar se ata “i kanë të shkruara me shkronja të arta emrat e tyre në historinë shqiptare”

I plotë:

Gjykata e padrejtë vs. Gjyqit të Historisë

Liria vërtet ka emër. Dhe ai emër është lufta e paprerë e popullit shqiptar të pushtuar nga Serbia dhe më vonë Jugosllavia për liri. Kjo luftë kulmoi me kryengritjen e armatosur të popullit tonë të prirë nga famëmadhja – Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Lufta e armatosur solli implikimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe rrjedhimisht çlirimin e Kosovës dhe më pas pavarësinë e saj.

Nuk ka dyshim që bartësit e luftës, pjesëmarrësit dhe ata që e ndihmuan i kanë të shkruara me shkronja të arta emrat e tyre në historinë shqiptare. Andaj liria e ka edhe emrin e Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Sali Mustafës – Calit, Pjetër Shalës, e edhe të tjerëve si Fadil Fazliut, Bashkim Smakajt, Isni Kilës, Nasim Haradinajt, Haxhi Shalës, Hysni Ngucatit e të tjerëve që kanë kaluar e po e kalojnë ende kalvarin e Hagës.

Por nuk ka dyshim se një emër i përveçëm në tërë proceset që ka kaluar Kosova dhe shqiptarët është ai i Hashim Thaçit. Emri i tij është i patejkalueshëm në historinë e çlirimit të vendit, krijimit dhe konsolidimit të shtetit. Në shumë prej këtyre proceseve në të cilat ka qenë bartës kam pasur mendime, bindje dhe koncepte të ndryshme politike. Në shumë prej tyre besoj edhe sot se kam pasur të drejtë. Në disa, guximi për të hyrë në disa procese si Rambujeja, pavarësia e Kosovës, koha i ka dhënë të drejtë. Ajo që në sytë e mi i jep edhe dimensionin e një politikani të guximshëm, e vizionar, është përkrahja në fund e konceptit të ripërcaktimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë e problemeve jo vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe të problemit shqiptaro-serb në Ballkan.

Nuk ka gjë më të rëndë se të shohësh simbolet e lirisë së Kosovës para bankës së të akuzuarve. Nuk kam ide se cili do të jetë verdikti përfundimtar. Por një gjë e di, që Gjyqi i Historisë së njerëzimit dhe ai i kombit shqiptar, një ditë këta njerëz, këta liderë të guximshëm, do t’i vendos në Panteonin e Lirisë së Njerëzimit, sepse liria e çdo njeriu, liria e çdo populli është kontribut për lirinë universale njerëzore, të synuar që kur njeriu ka funksionuar si qenie shoqërore

Hashim Thaci

Më shumë nga Lajme

  • 19:01Zbulim i pazakontë në Belgjikë, punëtorët gjejnë ar me vlerë rreth 9 milionë euro në muret e bodrumit
  • 19:01Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit
  • 18:51Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, 6 persona të lënduar
  • 18:41Predikuesi islamik nga Bosnja dëbohet nga Kosova
  • 18:32“Më çuditi”, Mustafa mohon Kurtin: Në tavolinë nuk u diskutua posti i kryeparlamentarit për LDK-në