Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka kritikuar refuzimin e opozitës për të votuar mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, studentët, pensionistët e fëmijët, si dhe trajtimin e Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave.
Në një reagim, Murati u shpreh se për të votuar mbështetjen nevojitej vota e 2/3 e deputetëve të pranishëm në sallë, transmeton IndeksOnline.
“Sipas studimit të German Economic Team, mbi 50 milionë euro në vit do të kurseheshin nga qytetaret dhe bizneset me anëtarësim në SEPA.
Shtetet tjera në rajon tashmë kanë ecur përpara dhe qytetarët e bizneset e tyre tashmë paguajnë shumë më lirë për transfere bankare” është shprehur ai.
Opozita votoi kundër shmangies së afateve procedurale për buxhetin, me ç’rast nuk mund të kalohej as Pakoja për Përballje me Inflacionin 2.0.
