Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mungesë që dhemb, krenari që nuk vdes – përkujtohet 80-vjetori i rënies së Malë Bashotës dhe bashkëluftëtarëve

GD
Gazeta Demos20 mars 2026 në 16:38
Mungesë që dhemb, krenari që nuk vdes – përkujtohet 80-vjetori i rënies së Malë Bashotës dhe bashkëluftëtarëve

Në 80-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Malë Bashota, janë përkujtuar me nderim të thellë edhe shtatë bashkëluftëtarët e tij: Mustafë Ibishi, Xajë Pataqani, Halil Imeri, Jahë Kabashi, Feriz Gashi, Qazim Bajraktari dhe Halil Sadria.

Tetë luftëtarët, të bashkuar në idealin për liri dhe dinjitet kombëtar, u ngritën kundër regjimit pushtues serb, duke sakrifikuar jetën për mbrojtjen e tokës dhe identitetit të tyre. Ata u shquan për guxim dhe vendosmëri, duke mbetur simbol i rezistencës dhe i dashurisë për atdheun.

Rënia e tyre në të njëjtin vend dhe varrosja në një varr të përbashkët konsiderohet dëshmi e unitetit dhe përkushtimit të tyre të pathyeshëm ndaj çështjes kombëtare

Njoftimi I plotë:

Mungeë që dhembë, krenari që nuk vdes – Gjyshi im, Malë Bashota

Në përkujtim të 80-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Malë Bashota dhe shtatë bashkëluftëtarëve të tij, Mustafë Ibishi, Xajë Pataqani, Halil Imeri, Jahë Kabashi, Feriz Gashi, Qazim Bajraktari dhe Halil Sadria përulemi me nderim të thellë para sakrificës së tyre sublime për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Tetë bij të atdheut, të bashkuar në ideal dhe në qëndresë, u ngritën kundër regjimit pushtues serb, duke mos kursyer as jetën për të mbrojtur tokën dhe identitetin e tyre. Ata luftuan me guxim e vendosmëri, duke u bërë simbol i rezistencës dhe i dashurisë së pashuar për liri. Rënia e tyre në të njëjtin vend dhe prehja në një varr të përbashkët nuk është vetëm dëshmi e fatit tragjik, por mbi të gjitha e unitetit të tyre të pathyeshëm.

Sot, pas tetë dekadash, kujtimi i Malë Bashotës dhe i shtatë dëshmorëve të tjerë mbetet i gjallë në ndërgjegjen tonë kombëtare. Ata nuk janë vetëm pjesë e historisë, por udhërrëfyes për brezat që vijnë — shembull i sakrificës, trimërisë dhe besnikërisë ndaj atdheut.

Le të jetë ky përvjetor një moment reflektimi dhe mirënjohjeje, ku ne jo vetëm kujtojmë, por edhe premtojmë se amaneti i tyre për liri, drejtësi dhe dinjitet do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona.

Lavdi e përjetshme Malë Bashotës dhe shtatë dëshmorëve të rënë për liri!

E shkruar nga Sokol Bashota antar i shtabit të UÇK-së, ish kryetar i komunës së Klinës.

Pervjetor

Më shumë nga Lajme

  • 11:38Vdekja e Flora Brovinës, djali i saj me fjalë prekëse: Largimi i saj lë një zbrazëti të madhe…
  • 11:25‘‘Kemi pas dëshirë që më 16 shtator me pas institucione’’, Hyseni i reagon Grudës: S’e kanë përnime
  • 11:24Gjykata e Lartë merr vendimin për Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg
  • 11:24Çitaku për Flora Brovinën: Jeta e saj ishte dëshmi e një gruaje që e deshi lirinë
  • 11:17Arrestohet 34-vjeçari i kërkuar për kanosje në Kaçanik, i konfiskohet edhe arma e gjuetisë