Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

“Mungesa e informacioneve nga Serbia pengon gjetjen e të zhdukurve”

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 21:52
“Mungesa e informacioneve nga Serbia pengon gjetjen e të zhdukurve”

Mbetjet mortore të së paku një personi janë gjetur dhe zhvarrosur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës. Ato janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimit dhe analizave të ADN-së për identifikimin e mundshëm.

Këtë e ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili ka thënë se kërkimet në këtë lokacion janë zhvilluar në bazë të informatave të siguruara nga familjarët e personave të zhdukur dhe qytetarët.

Gara ka treguar se gërmimet e para ishin zhvilluar më 6 nëntor, por për shkak të specifikave të terrenit dhe ndryshimeve në infrastrukturë, atë ditë nuk ishte arritur të gjendeshin mbetje mortore.

“Jemi rikthyer sërish sot dhe, pas angazhimit të të gjitha ekipeve, është arritur të gjenden dhe zhvarrosen mbetjet mortore, që sipas antropologëve, si ekspertë të Institutit për Mjekësi Ligjore, i përkasin minimumi një personi”, ka deklaruar Gara.

Ai ka bërë të ditur se mbetjet janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen ekzaminimet dhe do të merren mostrat për analiza të ADN-së, të cilat do të krahasohen me mostrat referente të familjarëve.

Gara ka njoftuar se gjatë vitit 2026 janë trajtuar rreth 20 deri në 21 lokacione, ndërsa në mesin e rasteve më të rëndësishme ka veçuar gjetjet në Jabuk dhe Kalludër të Zubin Potokut.

Ai ka paralajmëruar se kërkimet do të vazhdojnë edhe në disa lokacione të tjera, përfshirë një fshat në Komunën e Pejës, varrezat në veri të Mitrovicës, Miradinë e Fushë-Kosovës dhe varrezat e qytetit të Prishtinës në lagjen Arbëria.

Ndërkaq, si pengesën kryesore në procesin e kërkimit të personave të zhdukur, Gara e ka përmendur mungesën e qasjes në arkivat e Serbisë.

“Pengesa më e madhe mbetet mungesa e informacioneve që do të duhej të vinin nga arkivat e institucioneve të Serbisë, po flas për arkivat e ish-ushtrisë jugosllave dhe arkivat e policisë serbe”, ka theksuar ai.

Sipas Garës, vështirësi paraqet edhe qasja në lokacionet e dyshuara për varreza masive në territorin e Serbisë, ku ende nuk ka përfunduar procesi i kërkimeve.

garamungesainformacioneve

Më shumë nga Lajme

  • 23:53“Kryeprokuror a je gjallë?” – Besian Mustafa del me reagim pas publikimit të audio-incizimit të Halil Thaçit
  • 23:36Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në
  • 23:20Kurti takohet me kryeministrin kanadez, Mark Carney
  • 23:15Ish-presidentja Osmani me mesazh për presidenten Shiroka-Pula
  • 23:14Osmani kritikon qeverisjen e Kurtit: “I ka kap zorra qorre”, inflacioni 8%, rritja ekonomike 3%