Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Besim Mulaj ka publikuar pamje pas tubimit madhështor të kësaj partie në Istog, shkruan GazetaDemos.
Mulaj tha se mori mbështetje të fuqishme nga lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe nga kryetari i Komunës Ilir Ferati.
“Istogu i Ibrahim Rugovës u bë njësh si kurrë më parë – të rinj e të vjetër, të bashkuar rreth vizionit të shpresës për ndryshim dhe qeverisje të drejtë me LDK-në”, tha 79-shi i LDK-së.
“Kosovës i duhet ndryshim, andaj të mobilizohemi fuqishëm për ta jetësuar amanetin e votuesit besnik të LDK-së”, shtoi ai.
