Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Muharremi: Gjasat për një qeveri të VV-së janë më pak se 10%

GD
Gazeta Demos25 dhjetor 2025 në 21:02
Muharremi: Gjasat për një qeveri të VV-së janë më pak se 10%

Oponionisti Shenoll Muharremi, shkruan se gjasat që ‘VV ta formojë qeverinë pas 28 dhjetorit janë më pak se 10%.

Postimi i plotë:

Koha e ndryshimit ka ardhë, një kapitull i ri po fillon pas 28 dhjetorit

Sikur të kishte pasur paksa potencial, gjasa dhe ambient që LVV të krijojë një partneritet me LDK-në apo PDK-në pas 28 dhjetorit, kisha me thënë dhe me besu që LVV e krijon qeverinë dhe AK vazhdon edhe një mandat.

Por kjo tashmë është e pamundur, e konfirmuar publikisht nga figurat më të larta të partive në fjalë.

Duke e ditur gjithashtu që LVV është në trend të korrigjimit dhe tkurrjes, pra nuk po shkon duke u rritur, por duke u zvogëluar (kjo është konfirmuar disa herë), nuk kam si mos me besu që LVV nuk mundet me formu qeverinë pas 28 dhjetorit.

Në anën tjetër, është konfirmuar që sidomos LDK ka adaptuar dhe modifikuar qëndrimet e saj (post 9 shkurtit) dhe shpreh qartë dëshirën, gadishmërinë dhe vendosmërinë me e formu një qeveri të re me ish partitë e opozitës.

Në këtë kontekst, duke i përfshirë edhe të gjitha krizat dhe bllokadat që LVV i ka shkaktuar gjatë vitit, frustrimin dhe pakënaqësinë e qytetarëve me çmime astronomike dhe me fatura të rrymës të papërballueshme, ndryshimi është iminent.

Gjasat për një qeveri të LVV-së janë më pak se 10%, ndërsa probabiliteti për ndryshim dhe për një qeveri të ish partive të opozitës është optimal dhe maksimal, me një gjasë që shkon deri në 90%.

VV

Më shumë nga Lajme

  • 09:35Paraqiti pasaportë belge që nuk ishte e tij, iraniani ndalohet në Aeroportin e Prishtinës
  • 09:19Ia moti zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
  • 09:16Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
  • 08:56Bill Clinton feston 80-vjetorin e lindjes
  • 08:52Zelensky propozoi kandidatët për ministër të Brendshëm dhe ministër të Jashtëm, Parlamenti voton sot