Muhameti Selmanaj, vëllai i heroit të kombit, Agim Selmanaj, ka dalë publikisht në mbështetje të Aleancës në garën zgjedhore.
Selmanaj vlerësoi Haradinajn, teksa tha se i njëjti është figurë e palëkundur që nga lufta pavarësisht sfidave gjatë rrugës.
“Kjo dorë është dhënë njëherë në ’98-ën. Kjo sot është vetëm dëshmi se ende qëndrojnë të palëkundur, pavarësisht sfidave që u dolën përpara. Suksese”, ka shkruar ai.
