Më 7 nëntor, rreth orës 10:00, në Spitalin e Pejës, policia njofton se është dërguar nga familjarët një foshnjë e gjinisë mashkullore, pa shenja jete.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

