Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

MPJD konfirmon arrestimin e Behar Preniqit: BE të reagojë zëshëm ndaj praktikave represive të Serbisë

GD
Gazeta Demos5 gusht 2025 në 14:32
MPJD konfirmon arrestimin e Behar Preniqit: BE të reagojë zëshëm ndaj praktikave represive të Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka reaguar pas arrestimit të kosovarit Behar Preniqi nga autoritetet serbe në pikën kufitare Batrovci, në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë, duke thënë se kjo është një tjetër dëshmi e praktikave të papranueshme dhe destruktive që bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Sipas MPJD-së, zyra ndërlidhëse ka bërë kërkesë te autoritetet serbe për të sqaruar arsyet e ndalimit të Preniqit.

Rasti është përcjellë edhe te Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi si dhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it.

Njoftimi:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh shqetësimin e thellë lidhur me intensifikimin e rasteve të arrestimeve arbitrare dhe të paprovokuara të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet e Serbisë

Rasti i fundit i arrestimit të qytetarit Behar Preniqi, i cili u ndalua dje në pikën kufitare Batrovci, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, përbën një tjetër dëshmi të qartë të praktikave të papranueshme dhe destruktive të autoriteteve serbe, të cilat bien në kundërshtim të hapur me të drejtën ndërkombëtare dhe me standardet themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. MPJD konfirmon se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi, menjëherë pas kontaktit me familjen e z. Preniqi, është angazhuar përmes kanaleve diplomatike dhe zyrtare për të siguruar informacione të sakta dhe të plota lidhur me këtë rast.

Zyra Ndërlidhëse ka adresuar një kërkesë zyrtare autoriteteve të Qeverisë së Serbisë për të konfirmuar arrestimin e z. Preniqi dhe për të sqaruar arsyet e ndalimit të tij. Përveç kësaj, rasti është përcjellë edhe te Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi si dhe te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it.

Në rast se ndaj z. Preniqi vendoset masa e paraburgimit dhe iniciohet procedurë penale, Zyra Ndërlidhëse do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të kërkuar një vizitë zyrtare në vendin e ndalimit të tij.

Në këtë fazë, MPJD u bën thirrje përsëri të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes territorit të Serbisë, për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre. I bëjmë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të reagojë zëshëm dhe me vendosmëri ndaj praktikave represive të Serbisë, të cilat janë në kundërshtim me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Më shumë nga Lajme

  • 23:13Renovimi i lokalit “Panda” në Pejë, Pergjegjaj kërkon hetim të menjëhershëm: Kush e autorizoi dhe e financoi?
  • 23:06Zjarri rrezikon dhjetëra banesa në Himarë, kryebashkiaku kërkon që të evakuohen banorët
  • 22:43Marrëveshja e Abdixhikut me Kurtin, Haziri: Janë edhe 6 deputetë të tjerë me hezitime serioze
  • 22:29Përkeqësohet situata nga zjarri në Himarë, digjen 2 banesa, banorët kërkojnë ndihmë
  • 21:50Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK’ja