Agjencia e Menaxhimit Emergjent iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë stinës së verës, e cila karakterizohet me temperatura të larta dhe rrezik të shtuar për zjarre.
Në thirrjen e saj të cilën e ka shpërndarë Ministria e Punëve të Brendshme theksohet se zjarret në pyje, fusha dhe hapësira të hapura shkaktojnë dëme të mëdha materiale, ndotin ajrin, shkatërrojnë natyrën dhe rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Mes tjerash kjo agjenci duke bërë thirrje për kujdes thotë se zjarrvëniet janë vepër penale.