Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Motra e njërit prej ’23 intelektualëve’- Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

GD
Gazeta Demos5 gusht 2026 në 21:47
Motra e njërit prej ’23 intelektualëve’- Besojmë se vëllai im mund të jetë në vendin ku po gërmohet

Teksa në Zubin Potok po vazhdojnë gërmimet pas dyshimeve për gjetjen e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, emisioni “Ditari” në Tëvë1 ka sjellë rrëfimin e Lutfije Ademi-Vokshit, motrës së Adem Ademit, njërit prej anëtarëve të grupit të njohur si “23 intelektualët”.Ajo ka kujtuar momentin kur për herë të parë mori lajmin se vëllai i saj ishte zhdukur.

Sipas saj, fillimisht nuk kishte besuar se një gjë e tillë mund të kishte ndodhur, pasi Ademi kishte ndihmuar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës.“Kur e kam kuptuar që ai nuk është, unë kam qenë në Maqedoni. Ka qenë e pabesueshme, sepse ai kishte shërbyer për ushtarët e UÇK-së. Pas masave të dhunshme që kishin hyrë në spitalin e Mitrovicës, ai ishte larguar si i padëshirueshëm dhe kishte shërbyer në Shalë të Bajgorës dhe kudo që kishte pasur nevojë për të”, ka deklaruar Ademi-Vokshi.

Ajo ka treguar se lajmin për zhdukjen e vëllait e kishte marrë nga vëllai në Gjermani, me të cilin kishte komunikuar vazhdimisht gjatë kohës së luftës.“Një vëlla e kam në Gjermani dhe përmes tij kam marrë informacione për pjesëtarët e tjerë të familjes. Ai më tha se kishte dëgjuar që Ademi kishte humbur diku. Unë i thashë se nuk është e vërtetë, sepse besoja se përderisa në Kosovë të ekzistonte ushtari i fundit i UÇK-së, do të ishte edhe vëllai ynë”, ka rrëfyer ajo.

Pas përfundimit të luftës, familja nuk kishte marrë asnjë informacion të saktë për fatin e Adem Ademit.Ajo ka treguar se kishte pasur shumë versione për vendndodhjen e tij, por asnjëra nuk ishte konfirmuar.

“Disa thoshin se kishte dalë në Shqipëri, disa se ishte diku tjetër, ndërsa disa thoshin se ishte në listat e të burgosurve serbë. Por kur u kontrolluan listat e të burgosurve që Serbia i kishte marrë nga burgjet e Kosovës dhe i kishte dërguar në Serbi, Ademi nuk ishte askund”, ka thënë Ademi-Vokshi.Duke kujtuar takimin e fundit me vëllain e saj, Ademi-Vokshi ka treguar se ai kishte hapur një ordinancë private në Mitrovicë pas largimit nga vendi i punës në spital.

“Vajza ime ishte në shkollën e mesme të mjekësisë dhe për temën e diplomës i duhej material. Ku më mirë se prej tij. Kemi udhëtuar me autobus për shkak të pikave të kontrollit të policisë serbe në rrugë. Gjithmonë kam pasur frikë se mos më njohin si motra e doktorit, sepse Ademi kishte pasur edhe fletëarrest nga serbët. Por kemi kaluar dhe kemi shkuar në ordinancën e tij në pjesën jugore të Mitrovicës. Aty e kam parë për herë të fundit”, është shprehur ajo.Lidhur me gërmimet në Zubin Potok dhe mundësinë që mbetjet e gjetura t’i përkasin vëllait të saj dhe pjesëtarëve të tjerë të grupit “23 intelektualët”, Ademi-Vokshi është shprehur me bindje se mund të bëhet fjalë për ta.

“Dyshimi im është 90 për qind se bëhet fjalë për grupin e vëllait tim, sepse në ato male janë zënë nga policia serbe. Ne si familje besojmë se aty janë pjesëtarët e 23 intelektualëve..”, ka theksuar Ademi-Vokshi.Ndërkohë, e pyetur nëse institucionet e Kosovës kanë bërë mjaftueshëm për kërkimin e “23 intelektualëve” dhe personave të tjerë të zhdukur gjatë luftës, ajo ka thënë se procesi, sipas saj, ka nevojë edhe për përfshirjen dhe trysninë e faktorit ndërkombëtar.

“Qeveria jonë pa ndërkombëtarët nuk mund të bëjë asgjë, sepse vetëm me trysninë ndërkombëtare mund të gjenden të gjithë deri te ai personi i fundit që sot neve na mungon. Besoj që qeveritë kanë qenë gjithmonë të interesuara për çështjen e personave të zhdukur, sidomos kohët e fundit edhe Komisioni Qeveritar me kryetar Andin Hotin, i cili personalisht e ka babain e pagjetur. Nëse me asgjë tjetër, ai na kupton me ndjenja, sepse e përjeton të njëjtën brengë”, ka përfunduar Ademi-Vokshi.

kishtevëllainjërit

Të ngjashme

Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer

Detaje nga ngjarja makabre në Greqi, djali fshehu trupin e të atit të vdekur për më shumë se dy vite në frigorifer

23:06

Më shumë nga Lajme

  • 12:09Zemaj: Mund të ketë ndonjë lëvizje pozitive, Kurti po bën edhe fushatë sikur është një dhe i vetmi
  • 12:07Hamza pas ndërprerjes së seancës: Sjellje e papërgjegjshme e VV-së
  • 12:06“A pate more burrë kohë 30 ditë?”, Tahiri i ashpër pas moskonstituimit: Papërgjegjësi e VV-së
  • 11:59Ndërpritet seanca e Kuvendit, protestojnë deputetët e PDK-së
  • 11:50Albin Kurti s'ka emër për kryekuvendar, kërkon kohë shtesë