Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë rrebesh të izoluar gjatë mëngjesit, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, specifikisht në zonën jugperëndimore dhe jugore. Po ashtu, vonë pasdite, veçanërisht në jug të vendit, pritet të ketë rrebeshe kalimtare shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.