Këngëtarja Shkurte Fejza ka mbyllë programin e Marshit për Liri me këngën e saj të popullarizuar “Mora fjalë”.

Në fillim ajo falënderoi që gjendet aty, ndërsa më pas trazoi emocionet e të pranishmeve.

Në marsh morën pjesë mijëra persona në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, katër ditë para shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale.