Një moment prekës ka ndodhur në Mallakastër, teksa fshati Koilacin po përballet me situatë të rëndë nga zjarret.
Një zjarrfikës, teksa ka larguar nga rreziku i flakëve një fëmijë, është munduar ta qetësojë. Fillimisht i ka dhënë ujë, por më pas ka nisur ta shpërqëndrojë nga situata e krijuar.
Zjarri vijon me intensitet të lartë në fshatin Koilac të Mallakastrës, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me vreshta dhe ullishte.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë, po përhapen me shpejtësi dhe rrezikojnë të afrohen drejt banesave të fshatit.
Në vijën e parë të betejës me zjarrin janë vendosur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat po punojnë për evakuimin e banoreve izolimin e flakëve, dhe për të ndaluar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.


