Përderisa po fliste në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u ndërpre pak nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio.
Kryediplomati amerikan fillimisht i dha një letër shefit të tij, ndërsa më pas, pasi Trumpi e lexoi letrën për disa sekonda, Rubio i afrohet dhe i tregon diçka te veshi.
Presidenti amerikan ua shoi kureshtjen të pranishmëve: “Porsa mu dha një shënim ku thuhet se jemi shumë afër një marrëveshjeje në Lindjen e Mesme dhe do t’u duhem atyre goxha shpejt” , raporton televizioni CNN .
