Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Miratohet buxheti i vitit 2026 për Zubin Potokun

GD
Gazeta Demos27 mars 2026 në 14:55
Miratohet buxheti i vitit 2026 për Zubin Potokun

Me shtatë vota për, zero kundër dhe asnjë abstenim, u miratua buxheti i komunës së Zubin Potokut për vitin 2026 nga Komisioni për Buxhet, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, derisa prezantoi buxhetin për këtë komunë, theksoi se buxheti për këtë vit do jetë rreth 3.6 milionë euro.

“Kemi përpara nesh buxhetin e komunës së Zubin Potokut, i cili, për fat të keq, nuk ka arritur të miratohet në kohë dhe sipas procedurës, si në rastet e tjera, para se buxheti, pra ligji për ndarje buxhetore, të miratohet në lexim të dytë dhe të hyjë në fuqi. Megjithatë, Ligji për Menaxhimin e Financave Publike e ka paraparë këtë skenar. Pra, nëse buxheti i një komune nuk arrin të miratohet me kohë dhe të përfshihet në ligjin për ndarje buxhetore, atëherë, në momentin e parë që miratohet, dorëzohet në Ministrinë e Financave. Ministria e Financave e përcjell më tutje përmes mbledhjes së Qeverisë, përmes vendimit të Qeverisë, për miratim në Kuvend, ku pastaj Kuvendi ka të drejtën ta miratojë apo jo.

Meqenëse kemi të bëjmë me buxhetin e një komune e cila, megjithatë, e ka miratuar buxhetin brenda kufijve që janë përcaktuar dhe ka respektuar dispozitat e tjera të Ligjit për Buxhet, përveç shkeljes së afatit që ka ndodhur në këtë rast, atëherë edhe rekomandimi i Ministrisë së Financave është që të miratohet nga Kuvendi buxheti i komunës së Zubin Potokut. Kjo bëhet në mënyrë që të mos paraqiten probleme gjatë këtij viti sa i përket planifikimit dhe mirëmenaxhimit të buxhetit.

Në tërësi, buxheti është diku rreth 3.6 milionë euro. Sa i përket përmbajtjes, Ministria e Financave nuk ka të drejtë të ndryshojë diçka, madje as komisioni këtu; thjesht, çdo gjë që është brenda kufijve procedohet për miratim ose jo nga Kuvendi. Marrë parasysh këtë, ju ftoj për miratim nga komisioni dhe pastaj edhe në seancë”, tha Murati. /EO

zubin potok

Më shumë nga Lajme

  • 12:55FSK avancon kapacitetet teknike për mirëmbajtjen e automjeteve ‘HMMWV’ me mbështetjen amerikane
  • 12:40Pas vendimit të Speciales, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” sot në orën 15:00 mban konferencë të jashtëzakonshme
  • 12:33Erdogan: Do ta përkrahim Kosovën për të siguruar vendin e merituar në komunitetin ndërkombëtar
  • 12:31Profesori spanjoll: Ndërkombëtarët e ndëshkuan Thaçin më ashpër se secilin serb që synoi gjenocid
  • 12:21Mërgata shqiptare në Finlandë proteston të shtunën kundër aktgjykimit të Speciales