Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Miratimi i 24 vendimeve në mbledhjen e Qeverisë, a u shkel sërish Kushtetuta?

GD
Gazeta Demos13 gusht 2026 në 21:27
Miratimi i 24 vendimeve në mbledhjen e Qeverisë, a u shkel sërish Kushtetuta?

Dhanë apo s’dhanë dorëheqje nuk dihet ende.Por ministrat e qeverisë në detyrë mbrëmë, në një mbledhje elektronike votuan pro 24 pikave që i kishin në rend dite.

Pjesa dërmuese e tyre, ishin vendime për emërimin e komisioneve të pranimit për kategori të larta drejtuese, në institucione të rëndësishme nga Agjencia e Prokurimit e deri tek miratimi i komisionit për emërimin e drejtorit në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.Por, në sytë e organizatave të shoqërisë civile, vendimet e kësaj mbledhje, janë shkelje e ligjeve e kushtetutës.

“të gjitha vendimet që i ka marrur mbrëmë qeveria në detyrë janë vendime të kundërligjshme dhe në vet kundërshtim edhe me Kushtetutën e Kosovës. Duhet ta keni parasysh që neni 72 i Kushtetutës dhe aktvendimi i Gjykatës Supreme e kanë përcaktuar se nuk mund të jesh edhe deputet edhe ministër”, ka thwnw Liridon Salihi nga GLPS.Salihi tha se kujtdo që i prekën interesat me këto vendime mund t’i drejtohen institucioneve të drejtësisë.

Që vendime të tilla janë të kundërligjshme e kanë thënë edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi të cilët kanë theksuar se vendimet janë marrë pa autoritet ligjor.“Përmes këtyre vendimeve, Qeveria në detyrë lë dyshimin se po tenton të ndikojë në përzgjedhjen e drejtuesve të Thesarit të Kosovës, Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Agjencisë për Siguri Kibernetike, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, si dhe të një vargu institucionesh të tjera të rëndësishme. Këto nuk janë vende pune të zakonshme, por pozita nga të cilat administrohen financat publike, prokurimi, siguria, drejtësia dhe pasuria shtetërore. Kapja e procedurave sot mund të prodhojë kontroll institucional për vite të tëra.”

Ndërkohë, nga e premtja e kaluar, Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk ka kthyer përgjigje nëse ministrat në detyrë kanë dhënë dorëheqje para betimit si deputet./Dukagjini

miratimivendimeveqeverisë

Të ngjashme

Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

16:31

Më shumë nga Lajme

  • 08:16OVL UÇK mban konferencë për media
  • 07:54Gjini e fton Kurtin në ballafaqim publik: Në takime të mbyllura nuk vij
  • 07:47Shtylla elektrike buzë rrëzimit në Podujevë, banorët thirrje komunës: Intervenoni, para se të ndodhë ndonjë tragjedi
  • 07:45Shpërthimi në Ibër-Lepenc, vëllezërit Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq sot sërish para gjykatës
  • 07:42KEDS njofton, në këto vende do të ketë ndërprerje të rrymës