Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

MINTI: Kusari-Lila nuk e zgjodhi hotelin, lokacionin e caktoi Ambasada Gjermane

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 21:31
MINTI: Kusari-Lila nuk e zgjodhi hotelin, lokacionin e caktoi Ambasada Gjermane

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka reaguar ndaj raportimeve të disa portaleve se ministrja në detyrë, Mimoza Kusari-Lila, ka preferuar një hotel mbi bazë etnike gjatë vizitës së Christian Wiermer në Kosovë, duke thënë se aktiviteti dhe lokacioni janë përcaktuar nga Ambasada Gjermane dhe jo nga ministrja.

Sipas MINTI-t, pretendimi se Kusari-Lila ka “preferuar hotelet me motivacion multietnik para atyre shqiptare” është i pavërtetë dhe përbën dezinformatë.

Ministria ka sqaruar se aktiviteti nuk është organizuar nga MINTI dhe as nga ministrja në detyrë Kusari-Lila, por nga Ambasada Federale e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.Sipas reagimit të Ministrisë, Ambasada Gjermane ka përcaktuar edhe lokacionin e aktivitetit, ndërsa Kusari-Lila ka marrë pjesë si e ftuar dhe ka respektuar organizimin dhe protokollin e nikoqirit.

“Prandaj, t’i atribuohet ministres përzgjedhja e hotelit apo të pretendohet se ajo ka ‘preferuar’ një hotel mbi bazë etnike është manipulim i drejtpërdrejtë i fakteve”, thuhet në reagimin e MINTI-t.Ministria ka thënë se asnjë nga portalet që kanë publikuar këto pretendime nuk e ka kontaktuar MINTI-n, ministren apo organizatorin, Ambasadën Gjermane, për të verifikuar informacionin para publikimit.

Sipas MINTI-t, përkatësia etnike nuk është dhe nuk ka qenë kriter në aktivitetin institucional të ministres Kusari-Lila, ndërsa Ministria ka thënë se ajo në vazhdimësi promovon bizneset vendore pa dallime dhe angazhohet për zhvillim të barabartë ekonomik në të gjithë Kosovën.MINTI ka theksuar se kritika është pjesë e demokracisë, por se raportimi duhet të bazohet në fakte dhe verifikim.

Në fund të reagimit, Ministria ka përsëritur se aktiviteti është organizuar nga Ambasada Gjermane dhe se lokacioni është përzgjedhur nga Ambasada.“Çdo pretendim që e paraqet këtë si zgjedhje të ministres është dezinformatë dhe manipulim i fakteve”, thuhet në reagimin e MINTI-t.

kusari-lilaambasadagjermane

Të ngjashme

Kusari-Lila viziton Ambasadën e Kosovës në Strasburg: Shteti ynë tashmë ka shtëpinë e vet në pronësi

Kusari-Lila viziton Ambasadën e Kosovës në Strasburg: Shteti ynë tashmë ka shtëpinë e vet në pronësi

09:25

Më shumë nga Lajme

  • 23:39Rama: Mundësi të barabarta që gratë të marrin pjesë dhe të udhëheqin
  • 23:23Vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Shukri Buja në mesin e protestuesve që do të qëndrojnë afër Kuvendit deri nesër
  • 23:11Gjithë natën në shesh, pas tendave, protestuesit ndezin edhe zjarre
  • 23:02Studentët në mbështetje të protestës për UÇK-në, thirrje për mobilizim nesër në orën 08:00
  • 23:02Këmbësori që vdiq pasi u godit nga vetura në Prugovc, varroset nesër