Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

MINT gjobit KEDS-in me 110 mijë euro pas verifikimit të njehsorëve elektrikë

GD
Gazeta Demos2 qershor 2026 në 08:53
MINT gjobit KEDS-in me 110 mijë euro pas verifikimit të njehsorëve elektrikë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se gjatë muajit maj ka vazhduar procesi i verifikimit të njehsorëve elektrikë të konsumatorëve që kanë paraqitur ankesa pranë Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës, nga kontrollet e realizuara janë identifikuar 18 njehsorë me afat të skaduar validiteti, dy njehsorë me miratim tipi të tërhequr dhe 30 njehsorë me pasaktësi në datë dhe orë.

Bazuar në këto gjetje dhe në përputhje me Ligjin për Metrologjinë, Inspektorati Qendror i Tregut ka shqiptuar ndaj KEDS-it gjoba në vlerë totale prej 110 mijë eurosh.

“Bazuar në gjetjet e evidentuara dhe në përputhje me Ligjin për Metrologjinë, Inspektorati Qendror i Tregut ka shqiptuar ndaj KEDS-it gjoba në vlerë prej 110,000 euro. Ndërkohë, raportet zyrtare të verifikimit janë dorëzuar edhe te KESCO, me qëllim të kompensimit të konsumatorëve të dëmtuar. Procesi i verifikimit të njehsorëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, deri në trajtimin dhe shqyrtimin e plotë të të gjitha ankesave të paraqitura në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit”.

KEDS

Më shumë nga Lajme

  • 21:48Olluri kritikon Sveçlën: Policia s’ka kapela për diplomimin e policëve të rinj, jep dorëheqje – je dështak
  • 21:45Përleshje fizike pas një mosmarrëveshjeje në trafik në qendër të Prishtinës
  • 21:44“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamengot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes
  • 21:42Avdiu: PDK ka pas përçarje para dhe pas vendimit në Hagë
  • 21:36“Byroja do t’ua marrë çdo cent”, premtonte Kurti – Haxhiu sonte: Jo, nuk krijuam mekanizëm që konfiskon pasuri