Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ministri turk: Pakti i mbrojtjes mes Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite nuk e shënjestron Iranin

GD
Gazeta Demos9 gusht 2026 në 15:22
Ministri turk: Pakti i mbrojtjes mes Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite nuk e shënjestron Iranin

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka deklaruar se marrëveshja e mbrojtjes e nënshkruar nga Turqia, Pakistani dhe Arabia Saudite nuk është e drejtuar kundër Iranit.

Megjithatë, Fidan tha se, në aspektin teknik, marrëveshja është e ngjashme me Nenin 5 të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari të aleancës konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve.

Marrëveshja është nënshkruar më 7 gusht nga udhëheqësit e tre vendeve, ndërsa sipas Fidanit, asaj mund t’i bashkohen edhe Egjipti dhe shtete të tjera, pasi të zgjidhen një sërë çështjesh teknike.

“NATO është një aleancë e madhe ushtarake ku bëjnë pjesë 32 vende. Ne kemi nisur këtu si tre vende dhe duhet të ndërmarrim hapa shumë modestë, por konkretë”, tha ai.

Fidan i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu se në kuadër të marrëveshjes do të krijohet një komitet ministrash, i ngjashëm me atë brenda NATO-s, si dhe një sekretariat i përgjithshëm me seli në Arabinë Saudite.

Kryediplomati turk nuk bëri të ditur se cilat janë çështjet që duhet të zgjidhen për t’i hapur rrugë anëtarësimit të Egjiptit në këtë marrëveshje, ku bëjnë pjesë aktualisht tri shtete me shumicë myslimane sunite. Irani, ndërkohë, ka shumicë myslimane shiite.

Më 7 gusht, udhëheqësit e Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit u takuan në Mekë të Arabisë Saudite, ku nënshkruan marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes, e cila synon forcimin e “parandalimit kolektiv ndaj çdo akti agresioni”.

Qeveria turke ka deklaruar se “marrëveshja nuk bie ndesh me angazhimet e aleancave ekzistuese ndërkombëtare të Turqisë, përfshirë ato që qëndrojnë në thelb të NATO-s”.

Turqia është anëtare e NATO-s.

“Marrëveshja është veçmas e rëndësishme në dritën e sfidave dhe kërcënimeve në rritje me të cilat përballet rajoni, që para së gjithash janë sulmet terroriste, kontrabanda e armëve dhe kërcënimet ndaj vendeve fqinje dhe rrugëve ndërkombëtare detare”, tha Turqia.

sauditembrojtjesturqisë

Të ngjashme

Maqedonci në Slloveni, rikonfirmon orientimin strategjik të Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së

Maqedonci në Slloveni, rikonfirmon orientimin strategjik të Kosovës drejt NATO-s dhe BE-së

20:08
Maqedonci takon ministrin çek të Mbrojtjes, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit

Maqedonci takon ministrin çek të Mbrojtjes, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit

10:50

Më shumë nga Lajme

  • 23:23Parashikimi i motit për këtë të enjte
  • 22:57Tiranë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori
  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë
  • 22:46Sami Lushtaku: Ka shumë ministra e deputetë të VV-së qe iu kanë gëzu dënimit të tyre