Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ministri i propozuar nga Kurti mbron Kërquki pas sulmeve të Gërvallës: Është moderatori më ballansues në Kosovë

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2025 në 11:02
Ministri i propozuar nga Kurti mbron Kërquki pas sulmeve të Gërvallës: Është moderatori më ballansues në Kosovë

I propozuari i Albin Kurtit për ministër të Kulturës në qeverinë e re, aktori Fatmir Spahiu e ka mbrojtur gazetarin Leonard Kërquki nga sulmet e Donika Gërvallës, zëvendëskryeministres në detyrë të Qeverisë së Kosovës.

Spahiu e ka vlerësuar Kërqukin si “personin, gazetarin dhe moderatorin më ballansues në Kosovë”.

Reagimi i tij ndërlidhet me sulmin e rëndë të Donika Gërvallës ndaj gazetarit.

Zëvendëskryeministrja në detyrë e quajti ‘rrugaç’ Kërqukin të martën në mbrëmje, pas një debati televiziv që përshkallëzoi gati në përplasje fizike mes dy të ftuarve në studion e emisionit Pressing. Dy protagonistët ishin gazetari Parim Olluri dhe deputeti Nezir Kraki.

“Leonard Kerquki është personi, gazetari dhe moderatori më ballansues në Kosovë”, tha Spahiu.

“Autor i kronikave dhe dokumentarve që kanë zgju interesim të madh tek publiku! Person që meriton respekt, nëse ka mbet diku naj atom prej tij në Kosovën momentale”.

Spahiu, i cili rreth tri javë më parë u propozua si anëtar i kabinetit qeveritar të Qeverisë Kurti III – e cila nuk mori mbështetjen e deputetëve në Kuvend, tha se në emisionin Pressing të Kërqukit ka hapësirë për gjithëkënd.

“Ne Pressingun e tij, për aq sa e kam përcjell unë, kanë gjetë hapësirë prej Noel Malcolmit e deri tek zavendësdrejtorët e ujësjellseve rajonale”, vazhdoi Spahiu në një shkrim të postuar në Facebook të mërkurën.

Ai, vuri në dukje edhe prezencën e tepërt të politikës në media.

“Nëse publiku shqiptar i Kosovës dikur zbavitej me premierligë e kafene, etj, sot zbavitet me fatin e vet në debate të shumta”, tha ai.

Spahiu rekomandoi që protagonistët e politikës e medias të përpiqen të imitojnë mënyrën e komunikimit të Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit, dy personaliteteve të ndjera të njohur për gjuhën e butë të komunikimit.

fatmir spahiu

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona