Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën

GD
Gazeta Demos17 dhjetor 2025 në 19:23
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën

Ministri i punëve të jashtme i Greqisë, George Gerapetritis, do të vizitojë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Mes tyre, në plan të vizitës së tij është edhe Kosova.

Në ndërkohë, ministri grek i jashtëm thuhet se po përgatitet për të ndërmarrë iniciativa në lidhje me Ballkanin Perëndimor para presidencës së Greqisë të Këshillit të BE-së në pjesën e dytë të vitit 2027.

Kjo u bë e ditur nga media e njohur greke “ekathimerini”, e cila raportoi po ashtu se zyrtarët grekë dhe turq janë në kontakt për të finalizuar datat për sesionin e radhës të Këshillit të Nivelit të Lartë për Bashkëpunim Greqi-Turqi, i cili, sipas burimeve diplomatike të këtij mediumi, do të ndodhin padyshim në çerekun e parë të vitit 2026.

Sipas po të njëjtave burime, edhe Dialogu Strategjik Greqi-ShBA pritet të mbahet në çerekun e parë të vitit të ardhshëm në Athinë, ku pritet të marrë pjesë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Këshilli i Nivelit të Lartë për Bashkëpunim Greqi-Turqi, i themeluar më 2010 për të promovuar dialogun dhe bashkëpunimin e strukturuar bilateral, është takuar me ndërprerje viteve të fundit, me sesionin e fundit të mbajtur dhjetorin e vitit 2023.

Greqia

Më shumë nga Lajme

  • 22:54Trumpi thotë se Kimi i Koresë së Veriut u është përgjigjur uverturave të tij
  • 22:52Dëgjohen dëshmitarët në gjykimin për fajde, thonë se i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë emocionale
  • 22:49Largohen mbeturinat në Kalabri, qytetarët paralajmërohen me gjobë deri 500 euro
  • 22:32Trump: “Ide e shkëlqyer” që Ngushtica e Hormuzit të bëhet territor amerikan
  • 22:31550 rekrutë nisin rrugëtimin drejt FSK-së, Maqedonci: Shërbimi në uniformë është nder dhe përgjegjësi