Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haziri: LDK-ja mund ta përkrahë Ligjin për Specialen nëse gjatë procesit konsultohet edhe BE-ja

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 20:18
Haziri: LDK-ja mund ta përkrahë Ligjin për Specialen nëse gjatë procesit konsultohet edhe BE-ja

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të përfshihet në procesin hartimit të ligjit të ri për Dhomat e Specializuar të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se mund të bëhet një ligj i mirë edhe në bashkëpunim me BE-në.

Në një intervistë për emisionin “Intervista Nacionale”, Haziri ka vlerësuar se vetëm pas një procesi të tillë mund të llogaritet në mbështetjen e LDK-së për këtë ligj.

“Mundet me kon këtu një mundësi tjetër që edhe me bo ligj të mirë edhe me bo konsultime me ata që po duhet me bo, në mënyrë që me përballu bashkë një proces.”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se nëse plotësohet kjo kërkesë LDK-ja nuk do ta ketë problem votimin e këtij ligji.

“Besoj po, nëse bien krejt arsyet për me i thanë jo, atëherë pse nuk duhet”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së ka bërë me dije se kjo parti që nga fillimi i procesit të hartimit të ligjit ka kërkuar që të respektohen disa gjera.

“Tani, se çka mund prodhohet për një javë. Draft i ri mbi bazë të këtij drafti të vjetër apo mbi bazë një konsultimi me BE-në është çështje që duhet mu sqarua, sepse ka, siç e thashë, ka histori. Ose u dash me pasë lexim tretë, ose u dash me pasë ratifikim, ose u dash me pasë dekretim. Qysh proceduralisht ne i kemi pa problemet”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera.

“Me thënë drejtën, kemi thënë që ta punojmë kujdesshëm, ta punojmë bashkë, mos ndalim procese të tilla, sepse realisht LDK-ja qëndron në parimin drejtësi, por jo përmes procesit të pa drejtë. Ti nuk mundesh me vazhdu me insistu me kërku drejtësi përmes proceseve të padrejta, kështu që duhet me siguru që Dhomat e Specializuara me kry qëllimin për çka janë themelu. Kosova si themeluese me pasë rolin e vet si shtet dhe me garantu pavarësinë e gjyqësorit. Këtu është ajo për çka na kemi vuajt edhe ndoshta kemi dhënë adutin më të madh që është themelu në Hagë”, është shprehur ai.

E ka thënë edhe më parë

Ndër të tjera, në këtë intervistë numri dy i LDK-së ka kërkuar disa sqarime nga VV-ja dhe PDK-ja për këtë ligj.

“Janë disa çështje që janë në interes të publikut. Pse nuk u dekretua, pse u tërheq me vendim, me kërkesë të grupit politik? A ke lexim i tretë a s’ke? Proceduralisht duhet me u përputh që me pas me qenë korrekt edhe me ligjin edhe me procedurat edhe në fund nëse është vendos me shku ligj i ri. Çka nënkupton kjo? A hyn fazën intenzive të konsultimeve me BE-në, sepse elefanti në dhomë janë ata”, ka thënë Haziri, duke kërkuar të dihet nëse BE-së është përfshirë në ketë proces.

“A është hapur procesi i konsultimeve me ta? A anë pranua ata parimisht që në mënyrë intensive me punu mirë që ligje me dalë në përputhje me interesat e Republikës në këtë rast”, ka thënë ai.

hazirildk-janëse

Të ngjashme

Haziri pranë shtëpisë së Krasniqit: Kemi ardhur ta takojmë, do ta presim bacën Jakup

Haziri pranë shtëpisë së Krasniqit: Kemi ardhur ta takojmë, do ta presim bacën Jakup

14:42
​Haziri për aktgjykimin në Hagë: Evropa e sheh Kosovën të paaftë dhe jogarantuese për menaxhim

​Haziri për aktgjykimin në Hagë: Evropa e sheh Kosovën të paaftë dhe jogarantuese për menaxhim

15:11
“Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

“Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

12:20

Më shumë nga Lajme

  • 20:25Shiroka Pula takon pjesëmarrësit e Forumit Ndërkombëtar të Strategjisë nga rreth 40 vende
  • 20:23Këtë nuk e kemi parë deri tash në Kuvend, Kurti ha “darkë” gjatë seancës
  • 20:01“Ku janë 100 mijë vendet e punës?”, Bajrami akuzon Qeverinë për propagandë – publikon shifrat e Trustit
  • 20:00“Telekomi zyrë punësimi për familjarët e pushtetit” - Krasniqi akuzon pushtetin për nepotizëm
  • 19:58Drin Merturi diplomon në Kursin e Kapitenëve të Karrierës në SHBA