Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Minatorët kërkojnë rritje pagash: Është koha që menaxhmenti të marrë vendime konkrete

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2025 në 11:47
Minatorët kërkojnë rritje pagash: Është koha që menaxhmenti të marrë vendime konkrete

Minatorët e Trepçës përmes një postimi në Facebook kanë kërkuar rritje pagash dhe siç thuhet në kërkesën e tyre, rritje pagash dhe respekt për punën e sakrificat që bëjnë çdo ditë.

Sindikata është shprehur se ka ardhur koha që menaxhmenti të marrë vendime konkrete për mirëqenien tone.

Të gjithë po ndjejmë çdo ditë rritjen e çmimeve, rritjen e inflacionit dhe vështirësitë në jetën ekonomike. Ne, minatorët, prej shumë vitesh kemi punuar me durim dhe solidaritet për ndërmarrjen tonë, duke shpresuar që gjendja të përmirësohet, dhe kemi duruar pa kërkuar rritje pagash, edhe pse sektorë të tjerë kanë pasur lëvizje dhe përmirësime.

“Tani që qeveria ka paralajmëruar rritje pagash për sektorët publikë dhe ka premtuar pagën e 13-të, është normale dhe e drejtë që edhe menaxhmenti i ndërmarrjes sonë të bëjë hapa konkretë për rritje të pagave të minatorëve”.

“Gjatë vitit të fundit, puna jonë ka sjellë rritje të dukshme të prodhimit. Ky sukses nuk do të kishte ndodhur pa përkushtimin e minatorëve. Prandaj, kërkojmë që puna dhe sakrifica jonë të vlerësohen dhe të shpërblehen me rritje pagash, po ashtu siç po ndodh në sektorët e tjerë publikë dhe private”.

“Çdo ditë rrezikojmë jetën dhe shëndetin duke punuar në kushte të vështira dhe pa mjete të mjaftueshme. Pa një ligj të veçantë që na mbron, detyrohemi të vazhdojmë punën edhe kur rreziku është i lartë. Është koha që menaxhmenti të marrë vendime konkrete për mirëqenien tonë: rritje pagash dhe respekt për punën dhe sakrificat që bëjmë çdo ditë”, thuhet në shkrimin e kësaj sindikate.

Më shumë nga Lajme

  • 07:53Diplomojnë sot 100 kadetë të Shërbimit Korrektues të Kosovës
  • 07:52Sot përfundon afati për aplikim për tekstet dhe materialet shkollore
  • 07:38PDK shkon para Qeverisë për t'i thënë Kurtit: Në këtë ndërtesë je uzurpator, eja në Kuvend që ta konstituojmë atë
  • 07:33KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës
  • 07:28Parashikimi i motit: Temperaturat pritet të arrijnë deri në 35°C