Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të dyshuari për sulm seksual ndaj një 14 vjeçareje.
Siç thuhet në njoftimin për këtë çështje, masa e paraburgimit u caktua pasi ekziston dyshimi që të dielën, në rrugën Ferizaj-Gjilan, i dyshuari, për qëllime seksuale e ka prekur të miturën në veturën në të cilin ishin bashkë dhe paraprakisht kishte përdorur fjalë banale.
“..i pandehuri për qëllime seksuale e ka prekur të dëmtuarën e mitur të moshës përreth 14 vjeçare, derisa kishin qenë në veturë, në atë mënyrë që e dëmtuara e kishte thirrur të pandehurin me veturë për ta marrë në Ferizaj se kishte qenë te një shoqe e saj për një vizitë dhe rreth orës 23:00, posa kishte hipur në veturën e të pandehurit i njëjti e kishte prekur në pjesë intime, pasi që paraprakisht kishte komunikuar përmes rrjetit social “Snapchat” dhe i kishte thënë “je rrit je bo bukuroshe, duhesh me shku për mis, për fotomodele” e pastaj duke përdor edhe fjalë më banale, e më pas i kishte thënë a po donë birra, a shkojmë me një hotel apo diskotekë se kokshe vesh me fund të shkurt duke vazhduar me fjalë të tjera ….”, thuhet mes tjerash.




