Një burrë me shtetësi zvicerane të premten në Bërrnicë të Poshtme, gjegjësisht në festivalin “Sunny Hill”, dyshohet se i kishte ofruar 20 euro ryshfet një zyrtari policor.

I njëjti, pas aktit është arrestuar nga Policia e Kosovës me çrast është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi zvicerane pasi që i njëjti i kishte dhënë zyrtarit policor para në vlerë 20 euro. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.