Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Menduh Thaçi: Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje ngufat idenë tonë si komb

GD
Gazeta Demos14 tetor 2025 në 22:41
Menduh Thaçi: Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje ngufat idenë tonë si komb

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoni të Veriut, Menduh Thaçi, ka thënë se shqiptarët është më mirë të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale në RMV.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se kështu po ngufatet ideja e shqiptarëve si komb.

“Kryesisht ka edhe njerëz tjerë, që mendojnë se duhet të marrim pjesë në këto procese demokratike. Unë mendoj se ne vetëm e ngufatim idenë tonë si komb. Qëllimisht nuk e kemi përdorur fjalën ‘bojkotim’, por kemi përdorur fjalën më të butë, refuzim të pjesëmarrjes në zgjedhje. Shih këtu që zgjedhjet lokale janë përherë administrative”, u shpreh Thaçi.

Ai tha se ka qenë në bisedime edhe me BDI-në, e edhe me VLEN-in për pjesëmarrje në zgjedhje, por thotë se ishte vetë Ali Ahmeti ai që ia mbylli derën e bashkëpunimit.

“Kemi dashur të jemi konstruktivë në këtë drejtim. Sa i përket BDI-së, përveç mosmarrëveshjeve të vjetra historike që kemi pasur me ta, sepse me Ahmetin kam pasur biseda para këtyre zgjedhje, dhe mosmarrëveshja kryesore me të dhe me BDI-në ka ndodhur ku ai një pjesë të qeverisë së tanishme, siç është zotëri Taravari, e mori në koalicion, dhe për mua kjo ishte tërësisht e papranueshme. Po e quaj mbyllje të dyerve të bashkëpunimit. Sigurisht ai mund të thotë ndryshe”, deklaroi Thaçi.

Ai tha se Arben Taravari është njeriu kryesor që dha kontributin në fitoren e qeverisë Mickoski, të cilën ai e quajti “qeveri anti-shqiptare”

LUGINA

Më shumë nga Lajme

  • 14:21Bedri Hamza thërret qytetarët në protestën e 1 tetorit: “Të gjithë bashkë kundër padrejtësisë”
  • 14:21Prishtina votoi Ndërmarrjen Komunale “Pastrimi”, Rama: Një kapitull i ri fillon sot
  • 13:48PDK dhe LDK përplasen në Istog për seancën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • 13:45Von der Leyen, të enjten në Prishtinë
  • 13:44Kurti: Shkojmë në zgjedhje nëse nuk zgjidhet presidenti