Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Memli Krasniqi për nisjen e fushatës zgjedhore: Më 12 tetor, zgjedhja është e qartë

GD
Gazeta Demos13 shtator 2025 në 12:41
Memli Krasniqi për nisjen e fushatës zgjedhore: Më 12 tetor, zgjedhja është e qartë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen partisë përgjatë këtij muaji të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Përmes një video të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, Krasniqi tha se me PDK-në, ekziston mundësia për një qeverisje të përgjegjshme, që kryen punë e që e mban fjalën projekte konkrete dhe një komunë që ecën vetëm përpara.

“Sot nis fushata për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Katër vite më parë na besuat udhëheqjen në më së shumti komuna në vendin tonë. Ne iu përgjigjëm këtij besimi me punë konkrete, projekte të prekshme dhe rezultate që flasin vetë. Kudo që ka qeverisur Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetarët nga radhët tona, kemi ofruar një model qeverisje shembullore, me punë, transparencë dhe përkushtim për secilin prej jush”.

“Edhe në këto zgjedhje ne vijmë me ofertën më të mirë për të gjitha komunat, ofertë realiste, moderne dhe të përqendruar te nevojat tuaja. Tani është koha për një fitore të re, për ju dhe për të ardhmen tuaj, sepse aty ku fiton PDK, fiton qytetari. Kandidatët tanë janë njerëzit më të përgatitur, më energjikë me me vizionin më të qartë për të ardhmen e komunës suaj. Prandaj ju ftoj secilin prej jush të na bashkoheni në këtë muaj të fushatës”, u shpreh i pari i PDK-së.

“Edhe këtë herë, zgjedhja është e thjeshtë: për qeverisje të përgjegjshme, që kryen punë e që e mban fjalën projekte konkrete dhe një komunë që ecën vetëm përpara. Andaj më 12 tetor ekziston një mundësi konkrete që të bëhet ma mirë për komunën tuaj, dhe kjo është Partia Demokratike e Kosovës dhe numri 191”.

memli krasniqiPDKzgjedhjet lokale

Më shumë nga Lajme

  • 18:01Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime
  • 17:55“Guri”, “Legia” dhe 33 të tjerë, kush janë 35 të akuzuarit për krimet në Prekaz
  • 17:50Ardian Gjini për Kurtin e VV-në: Janë super-kriminelë nëse i përdorim termet e tyre, nuk e kanë të gjatën
  • 17:32A do të takohet me Hamzën dhe Abdixhikun, flet Gjini
  • 17:15Gjini: Me Kurtin takohem veç në studio televizive – jo në zyrë që s’është e tij