Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mefail Bajqinovci: Opozitës i kërkuam emra për president mbipartiak, por nuk pati asnjë lëvizje

GD
Gazeta Demos29 prill 2026 në 21:18
Mefail Bajqinovci: Opozitës i kërkuam emra për president mbipartiak, por nuk pati asnjë lëvizje

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci në Politiko tha se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë përpjekje të vazhdueshme për arritjen e marrëveshjeve politike me opozitën, por sipas tij nuk ka pasur gatishmëri nga partitë opozitare për bashkëpunim.

Ai ka thënë se me Partinë Demokratike të Kosovës është diskutuar mundësia që në krye të Kuvendit të vendoset Vlora Çitaku ose Bedri Hamza, por sipas tij, kjo parti nuk ka marrë pjesë fare në diskutime.

“Me PDK-në kemi diskutuar që të ketë ndryshime dhe që kryetar i Kuvendit të jetë Vlora Çitaku ose Bedri Hamza, por ata as nuk kanë marrë pjesë fare në diskutim,” ka thënë Bajqinovci.

Ai është ndalur edhe te kërkesa e Vetëvendosjes për çështjen e presidentit, duke thënë se është kërkuar që LDK ose PDK të propozojnë tre emra për një president mbipartiak.

“Edhe pjesën ose kërkesën tjetër të Kurtit, ku thotë se ne po i kërkojmë tre emra që t’i deponojë LDK-ja ose PDK-ja që ta kemi presidentin mbipartiak, të cilin vetë opozita ka thënë që nga fillimi deri në fund,” tha tutje Bajqinovci.

Bajqinovci ka shtuar se nuk ka pasur asnjë lëvizje nga opozita edhe në ditët e fundit të negociatave.

“Ne i kemi pritur edhe dy ditët e fundit. Ata kanë thënë se ne nuk po lejojmë emra të caktuar, ndërsa ne u kemi thënë sillni nënshkrimet dhe kandidatin tuaj dhe ne e votojmë,” ka shtuar ai.

Në fund, ai ka vlerësuar se përgjegjësia për mungesën e marrëveshjes bie mbi opozitën, sipas tij për shkak të mungesës së gatishmërisë për kompromis politik

VV

Më shumë nga Lajme

  • 19:40Nisin hetimet ndaj Granit Xhakës nga Prokuroria në Zvicër, kjo është arsyeja
  • 19:39Oficeri i FSK’së diplomon në SHBA, përfundon një nga kurset ‘‘kryesore për përgatitjen dhe zhvillimin profesional’’
  • 19:38OSBE-ja e gatshme të mbledhë votat në Kosovë për zgjedhjet serbe, por pret miratimin e institucioneve të Kosovës
  • 19:20Ali Ahmeti kërkon referendum të popullit në Kosovë për vendimin e Speciales
  • 19:14Ishte brenda sallës në Hagë, Hoxha jep detaje nga momenti i shqiptimit të dënimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Vërehej në ajër se do të ishte vendim drakonik