Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

GD
Gazeta Demos1 maj 2026 në 09:09
Me plagë në fytyrë, gjendet pa shenja jete një person në Podujevë

Një person në Podujevë është gjetur pa shenja jetë i shtrirë në dysheme.

Policia e Kosovës njofton se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa viktima kishte plagë në fytyrë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar: pistoletë, thikë, karikator me një fishek, një gëzhojë, mjete për pastrimin e armës dhe një palë syze të dëmtuara.

Po ashtu, është gjetur një armë e dyshuar jo funksionale dhe 11 fishekë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.

“Podujevë 30.04.2026, 16:30-23:26. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme pa shenja jete ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Viktima kishte plagë në fytyrë që dyshohet se ishin shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë në afërsi të viktimës janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një mjet i mprehtë (thikë), një karikator me një fishek në të, një gëzhojë, disa mjete për pastrimin e armës si dhe një palë syze të dëmtuara”.

“Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është gjetur dhe një armë që dyshohet të jetë jo funksionale si dhe 11 fishekë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK.

Rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.

Polici

Më shumë nga Lajme

  • 23:57Taulant Balla i bashkohet thirrjes për protestën e nesërme në Prishtinë
  • 23:30Protestuesit nisen për te selia e EULEX-it, Policia bllokon rrugën
  • 23:12Grenell: Kosova s’ka nevojë që vendimet t’i marrë një gjykatë në Holandë, duhet të vendosë vetë
  • 22:59Parashikimi i motit për të premten, 18.09.2026
  • 22:48Armend Mehaj kërkon bashkim Kosovë–Shqipëri: Nuk është koha për deklarata, por për veprim të përbashkët