Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Me kokën lart, babë. Gjithmonë”, djali i Jakup Krasniqit me mesazh prekës një ditë pas verdiktit

GD
Gazeta Demos17 shtator 2026 në 09:14
“Me kokën lart, babë. Gjithmonë”, djali i Jakup Krasniqit me mesazh prekës një ditë pas verdiktit

Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi prekës, duke shprehur dhimbjen e tij dhe të familjes pas gjashtë vitesh pritjeje.

“Njeriu është më i fortë se guri. Çka s’mund ta mbajë guri, e mban njeriu”, ka shkruar Krasniqi, duke cituar fjalët e të atit.

Ai ka thënë se, pavarësisht padrejtësive që, sipas tij, i janë bërë babait të tij, Jakup Krasniqi ka qëndruar gjithmonë me kokën lart.

“Jeta ka qenë e padrejtë me ty, por ti prapë qëndrove me kokën lart. Gjashtë vjet pritje, gjashtë vjet dhimbje, e asnjëherë nuk ta pamë kokën të ulur”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se aktgjykimi prej 25 vjetësh dënim me burg nuk e ka thyer të atin, por ka ndikuar rëndë te familja e tij dhe te besimi i tyre në drejtësi.

“Pas këtij aktgjykimi, nuk u theve ti. U thye diçka brenda nesh. U thye besimi ynë në drejtësi”, ka deklaruar ai.

Deputeti i PDK-së shtoi se familja do të vazhdojë të qëndrojë e fortë, ashtu siç, sipas tij, i ka mësuar i ati.

“Por ne do të vazhdojmë të qëndrojmë. Ashtu siç na ke mësuar ti. Me dhimbje në zemër, por me kokën lart. Me kokën lart, babë. Gjithmonë”.

kokënlartgjithmonë

Më shumë nga Lajme

  • 21:42Hoxhaj, në Konferencën e Sigurisë në Berlin: BE-ja duhet të ketë rol më të fuqishëm në Ballkan, edhe në siguri
  • 21:41Vrasja e Arlinda Zekajt, Berisha dyshon se vrasja ishte planifikuar gjatë ndalimit të bashkëshortit
  • 21:37Rrustem Mustafa: Ka akterë në VV dhe PDK që e shohin të mundshëm koalicionin
  • 21:36Jetoni e kishte paralajmëruar Arlindën për vrasjen, Berisha: Sot u intervistuan familjarët dhe dëshmitarët
  • 21:28“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?” – “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”: Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vrasjes