Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Me këso bllokada nuk rrëzohet Qeveria Kurti”, deputeti i VV-së tregon se a po shkelet Kushtetuta

GD
Gazeta Demos28 prill 2026 në 19:34
“Me këso bllokada nuk rrëzohet Qeveria Kurti”, deputeti i VV-së tregon se a po shkelet Kushtetuta

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli sot para se të filloj seanca e tretë për zgjedhjen e Presidentit ka folur para mediave.

Ai ka thënë se Feride Rushiti është një përfaqësim i denjë për qytetarët dhe Republikën e Kosovës, dhe se nuk ka qenë asnjëherë në VV.

“Prandaj, do të duhej të ishim gjithë bashkë që ta zgjidhnim këtë çështje. Mirëpo, kjo po tregon që partitë opozitare asnjëherë se kanë pas problemin e zgjidhjes së Presidentit, për ta është e vetmja mundësi për ta bllokuar shtetin, Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka mohuar se mbajtja e seancës dje ka shkelur Kushtetutën.

“Thirrja e seancës është për të gjithë deputetët, është dërgu dhe ka thirrje të vazhdueshme nga kryetarja e Kuvendit dhe askush nuk po shkel Kushtetutën, procedurën as rregullat. Është krejtësisht e pabazë kjo akuzë, edhe njëherë i ftoj deputetët që të vijnë dhe të debatojnë e të marrin vendime të rëndësishme për Republikën e Kosovës”, ka thënë Dugolli.

Ai është pyetur nga gazetarët se pse ata kishin të drejtë të mos merrnin pjesë në seancë ku po zgjidhej Atifete Jahjaga Presidente ndërsa tani sipas tyre opozita duhet patjetër të marrë pjesë.

“Ju po ktheheni shumë kohë mbrapa, tjetër kontekst, tjetër kohë e tjetër rrethana. Unë mendoj që 51.1% i rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit ky është problemi por ne nuk mund ta ndryshojmë ky është vullneti i qytetarëve. Sa më herët që opozita ta pranoj këtë rezultat dhe ta dinë që nuk mund ta rrëzojnë Qeverinë Kurti me kësi bllokada aq më mirë”, ka thënë Dugolli.

presidenti

Të ngjashme

Presidenti i Finlandës paralajmëron popullin: Përgatituni për sulme ruse me dronë dhe sulme hibride

Presidenti i Finlandës paralajmëron popullin: Përgatituni për sulme ruse me dronë dhe sulme hibride

16:02
A mund t’i falë presidenti i Kosovës katër të dënuarit nga Specialja, përgjigjet avokati i njohur

A mund t’i falë presidenti i Kosovës katër të dënuarit nga Specialja, përgjigjet avokati i njohur

10:10

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Përparim Rama e shpërndan fotografinë virale të protestës për ish-krerët e UÇK-së
  • 23:42Endrit Thaçi falënderon protestuesit pas tubimit në Prishtinë
  • 23:32Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët
  • 23:28Ledri Vula poston foto me Endrit Thaçin: Të gjithë jemi me UÇK-në
  • 23:14Bledian Krasniqi pajiset me pasaportën e Kosovës, gati për përfaqësimin e “Dardanëve”