Fatmir Sheholli i arrestuar të enjten për spiunazh është dërguar në Gjykatë, ku do të mbahet seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Speciale e Kosovës e ka bërë tashmë kërkesën për masën e sigurisë.

Ndryshe, Sheholli u ndalua dje gjatë operacionit të Speciales në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.