Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Më dhunuan në sy të dy grave, i kishin dhunuar edhe ato”- rrëfen i mbijetuar i dhunës seksuale nga lufta e fundit

GD
Gazeta Demos9 gusht 2025 në 21:33
“Më dhunuan në sy të dy grave, i kishin dhunuar edhe ato”- rrëfen i mbijetuar i dhunës seksuale nga lufta e fundit

Ai ka rrëfyer gjerë e gjatë për tmerrin që e përjetuan, dhunën që panë me sy të tyre, përfshirë masakra.

Por, në kulmin e luftës, familja mbeti pa ushqime dhe këtu ai vendosi të dal për të kërkuar ushqime, në shtëpi tjera të braktisura dhe këtu i ndodhi tmerri kur hasi në tre zyrtarë policorë serbë, të cilët e morën dhe e dërguan në një restorant.

Aty thotë që përjetoi tmerrin e jetës së tij.

“Antiqe, hajde t’ia kryejmë punën këtij, më kanë kap zhag, më rrehen, më kanë lidh duart, më kanë ngreh zhag, më kanë shti në restorant, i ashtuquajturi atëherë është quajtur Restorant “Beogradi”, është përballë kinemasë ABC, ashtu e ka pas atë emër. Aty i rrahun, i torturum kur jam hy i kam pa dy zonja, dy femra shqiptare të zhveshura, atëherë m’u kanë këput dy këmbët, ato veç i kishin pas dhunu ato. Aty më kanë shtri për toke, më ka ra shkelëm ma ka qit njani kamën këtu, më kanë desh edhe më ka dhunu qiky Antiqi, me fjalën ante, po emrin ky e ka pas Antiq, e ka pas një shejë në ballë këtu, i madh 2 metra..” ka rrëfyer ai.

I emocionuar e me zë të dridhur, ai u bënë thirrje atyre dy grave që të paraqiten për të dëshmuar atë që ndodhi aty.

“Si n’kllapi u rreha përjashta, shkelmin kur ma ka qit këtu më ka dhunu ky, dhe Antiqi, brima e atyre dy vajzave, zonjave gjithë kam kërkue është edhe dëshmitar edhe shoqata jem edhe psikologia, gjithë herë kam kërku ju lutem nëqoftëse jeni gjallë dikun, lajmërohuni në shoqatën në Prishtinë, tregone rastin edhe vendin në qoftëse nuk e dini pytne dikan restorant është quajtur restorant Beogradi, ku jeni hi ju”, shprehet ai tek thotë se përkrahja e familjes së tij asnjëherë nuk ka munguar.

Ai falënderon QKRMT-në gjithashtu për ndihmën që i kanë ofruar ndër vite për të zbutur sado pak traumën e dhimbjen që e ka nga ky krim i tmerrshëm lufte i forcave të Serbisë.

Më shumë nga Lajme

  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona
  • 22:45Rreth 750 viza pune nga Kosova u lëshuan në korrik, deputetja opozitare ngre alarmin
  • 22:18Policia e Kosovës ndan detaje nga operacioni për kapjen e trafikuesve të narkotikëve, në Greqi
  • 22:06Vezir Haziraj me 12 aktakuza, probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare
  • 21:46Aksident tragjik në Suharekë: Humb jetën 29-vjeçarja