Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Më 1 tetor fillon vaksinimi kundër gripit, IKSHPK del me njoftim

GD
Gazeta Demos30 shtator 2025 në 15:45
Më 1 tetor fillon vaksinimi kundër gripit, IKSHPK del me njoftim

IKSHPK ka njoftuar se më 1 tetor do të fillojë vaksinimi kundër gripit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njoftojnë qytetarët se me datën 1 tetor fillon vaksinimi kundër gripit. Gripi sezonal është një infeksion i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes që përhapet lehtë dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht tek: fëmijët me imunitet të dobësuar, të moshuarit, gratë shtatzëna, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike.”

Simptomat më zakonshme sipas IKSHPK janë ethet, kollitja, dhimbjet e muskujve, lodhja dhe dhimbjet e kokës.

“Vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga gripi dhe komplikimet e tij. Punonjësit shëndetësorë rekomandohet fuqimisht të vaksinohen për të garantuar sigurinë e tyre dhe të pacientëve që trajtojnë. Po ashtu, gratë shtatzëna rekomandohen të vaksinohen për mbrojtje të plotë të tyre dhe të foshnjës. Profesione të tjera me rrezik të shtuar që rekomandohet të vaksinohen janë: punëtorët e Policisë së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, banorët dhe stafi i shtëpive të të moshuarve, mësimdhënësit dhe edukatorët si dhe kujdestarët e pacientëve me imunitet të dobësuar. Vaksinimi kryhet në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në komunat përkatëse, të cilat janë furnizuar me vaksina nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK). Ju ftojmë të paraqiteni në qendrën tuaj të mjekësisë familjare për të marrë vaksinën falas.”

Më shumë nga Lajme

  • 22:13Çitaku: Kosova në këmbë, s’kemi me u ndalë
  • 22:10Ledri Vula për ish-krerët e UÇK-së: Këta njerëz të mëdhenj kanë luftu, e padrejtësisht janë dënu
  • 22:02Veterani Shyti për ish-krerët e UÇK-së: Liria erdhi nga këta vizionarë, trima dhe burrështetas
  • 22:00Qytetarët kërkojnë hapjen e një fondi për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
  • 21:47Kërkohet nga Qeveria të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së