Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka njoftuar se intervistat për kandidatët për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit do të mbahen më 1 korrik 2026, në objektin e KPK-së.
Sipas njoftimit, bazuar në nenin 3 (6A) të Rregullores 07/2026 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores 07/2024 për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Republikës së Kosovës, procesi do të zhvillohet në sallën e takimeve në katin e gjashtë të KPK-së.
Hartimi i pyetjeve nga Paneli Vlerësues do të nisë në orën 08:00, ndërsa intervistat do të fillojnë nga ora 11:00.
